Vogëlushin nga Podujeva e dërguan në Beograd për shërim, por atje ndërron jetë

Nuk e mori trajtimin e duhur shëndetësor në QKUK. Familja Statovci nga fshati Batllavë i komunës së Podujevës u detyrua që djalin e tyre vetëm 5-muajsh, Unikun, ta dërgojë për sh ërim në Beograd. Por pas disa javëve qëndrimi atje për sh ërim, Uniku i vogël nuk arriti që ta mp oshtë sëm.undjen dhe ndë.rroi jetë në spitalin e Beogradit.

Kështu kanë bërë të ditur vet babi i vogëlushit tashmë të nd.jerë.

“Familjar, Shok, Miq e dashamir! Me dh.imbje te thell ju njoftojmë se pas një Vi.rusi te r.end ne mushkëri, mbrëmë me datën 13.05.2019 ndë.rroj jete Engjulli jone Uniku. Va.rrimi i Unikut tone behet nesër e mërkurë me Daten 15.05.2019 ne oren 14:00 ne va.rrezat e fshatit Batllavë”, ka shkruar Valmiri, prindi i Unikut.

Gazeta Express, ka raportuar edhe më herët li dhur me hallet e familjes Statovci nga Podujeva për shë rimin e djalit të tyre. Në ndihmë familjes Statovci, mijëra qytetarë nga Kosova dhe jashtë saj ishin ofruar për të bashkëpunuar.

Uniku, kishte qenë fëmija i dytë në familjen Statovci nga Batllava e Podujevës. Vogëlushi kishte lindur me shëndet të dobët dhe për disa javë qëndroi në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Por, në këtë institucion shëndetësor, askush nuk arriti që t’ia gjejë di agnozën e saktë të sëm.undjes djalit i cili sot ka mbushur 5 muaj jetë. Andaj, familja u detyrua që Unikun ta dërgojë në njërën nga klinikat private në Beograd./GazetaExpress/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.