Historia e tri. shtë e vajzës nga Roskoveci që h umbi të vëllanë…

Një histori mjaft e pr.ekëse në ” E diela shqiptare” në Tv Klan ishte ajo e Kristinës, një vajzë nga Roskoveci, e cila para 4 vjetësh e 4 muajsh ka h.umbur vëllanë e saj.

Për t’i bërë një surprizë, në rubrikën “Kam një mesazh për ty” është shfaqur nëna e saj, zonja Hamite, e cila mes l. otësh ka treguar histotinë e tri. shtë sesi i biri nd.ërroi jetë dhe e vetmja f.orcë për të, tashmë ishte vetëm Kristina. Por e bija pas vd. ekjes së të vëllait është mbyllur në vete duke mos marrë më pjesë në aktivitetet shkollore si dhe duke qenë gjithnjë e mërzitur dhe e ftohtë.

“Para 4 vitesh e 4 muajsh ka h.umbur jetën Ervini, i cili do festonte ditëlindjen e 24 pas dy ditësh. Ai erdhi nga shkolla në Tiranë për Vitin e Ri në datën 31 me djalin e vëllait dhe merr disa gjëra për të ikur tek daja. Kishin futur zgarën e qymyrit brenda në shtëpi pasi e kishin f.ikur dhe kishin mbyllur edhe derën, u a.sf.iksua nga tymi i qymyrit. Kam vajzën Kristina dhe bashkëshortin. Mua nuk më dilte asnjë fjalë për më shumë se katër muaj, më mungonte Ervini.

Ishte një djalë i qeshur, asnjëherë nuk e shikoja të mërzitur,”– u shpreh ajo.

Në vijim të tregimit zonja Hamite u shpreh se motiv që ajo të vazhdonte të jetonte e të niste të fliste ishte vetëm Kristina. “Motivi që më ktheu dëshirën për të jetuar akoma ishte vajza. Një ditë më thotë:”Mami, të gjithë më thonë që je shumë së.murë, nuk më do mua, vetëm Ervinin.” Nuk i ktheva përgjigje dhe fillova të flas me njerëzit që më qëndruan pranë, por më mb.yste dh.imbja. Tani është vajza, ajo që ka katër vite që nuk del më. Kristina ka mbrëmjen e maturës dhe nuk do të iki, por janë shokët dhe shoqet e klasës që i qëndrojnë pranë. Sot kam ardhur këtu vetëm për Kristinën. Unë sot jam, nuk e di sa do jem.

Jam me shpirt tek Ervini, marr frymë për Kristinën. Unë jam dakord për gjithçka të mirë për Kristinën. Jam komplet e v. rarë. Gëzimi i saj më bën të lëviz,”-përfundon tregimin e dh.imbshëm zonja Hamite. Por ajo nuk kishte ardhur vetëm për të bijën, pasi ishte shoqëruar nga shokët dhe shoqet e klasës së Kristinës, të cilët u shprehën se u mungonte gjallëria e shoqes së tyre. Gjithashtu ata dëshironin që Kristina t’i premtonte se do të merrte pjesë në mbrëmjen e maturës.

“Ne kemi ftuar shoqen tonë. Unë Kristinën e njoh që në klasën e parë,

por në klasën e 8-të asaj i’u n.da nga jeta vëllai dhe u transferua përsëri në shkollën tonë. Ajo ishte e tri.shtuar, rrinte ftohtë dhe nuk merrte pjesë në aktivitetet tona. Tani ajo është shumë e mbyllur,asnjëherë nuk kërcen. Pavarësisht se është e tërhequr ajo është shumë e lidhur me ne. Ditët kur ajo nuk vinte në shkollë ne e ndienim mungesën e saj.

Të gjithë kemi firmosur për festën e maturës dhe mungon vetëm firma e saj. Sot kemi ardhur për të marrë një premtim që ajo të bëhet pjesë e mbrëmjes sonë, sepse nuk do të kishte kuptim pa atë.” Pas mesazhit të nënës së saj dhe miqve Kristina pranoi dhe firmosi për të shkuar në mbrëmjen e maturës, duke përjetuar një çast tejet pr.ekës me nënën dhe miqtë e saj./Opinion.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.