Arbana Osmani lë pa fjalë Bieta Sulon, i bën nje dhuratë vertet të bukur (FOTO)

Në puntatën e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ishte protagonist Alban Dudushi, i cili u surprizua nga personat e tij më të afërt. Bashkëpunëtore me Arbanën për këtë surprizë ishte bashkëshortja e Albanit, Bieta, të cilën Arbana e ka falenderuar në mënyrën më speciale.

Ajo i ka dërguar në studio një buqetë shumë të këndshme me trëndafila ngjyrë rozë dhe një pusullë ku falenderon Bietën për bashkëpunimin. “Bieta, faleminderit për çdo gjë. Je bashkëpunëtore e shkëlqyer”- shkruan Arbana në pusullën bashkëngjitur buqetës.

“Ma sollën në studio sapo do filloja live-n, ndaj e sistemova këtu. Për kështu gjërash sa herë të duash”- shkruan Bieta në foton e publikuar ku etiketon Arbanën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.